Thaçi përshëndet hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë e Maqedoninë për anëtarësimin e tyre

18:40 / E martë, 17 Prill 2018

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i gëzuar ndaj propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Për këtë të arritur i përgëzoj qytetarët e Shqipërisë, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, për reformat dhe qeverisjen e mirë”, shkruan Thaçi në FB.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan, shprehet ai.

“E përshëndes, po ashtu, edhe propozimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë.

Ky vendim i tyre e forcon perspektivën evropiane për tërë rajonin tonë”, ka përfunduar Thaçi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400