Thaçi takon Merkelin: Vizioni i saj, garancë për perspektiven evropiane të Kosovës

13:38 / E enjte, 17 Maj 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Sofje ku po merr pjesë në Samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 Thaçi në këtë samit ka pasur një takim edhe me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit gjerman në përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shkruan se bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

 Vizioni i kancelares Angela Merkel, i shpalosur sot në Samitin e Sofjes, është garancë e perspektivës së qartë të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kancelaren Merkel e falënderova për mbështetjen e shtetit gjerman dhe i rikonfirmova angazhimin për përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare, por edhe përkushtimin tonë për fqinjësinë e mirë, paqen dhe stabilitetin rajonal e më gjerë. Bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400