Thaçi takon Sekretarin Johnson, thotë se Britania vazhdon mbështetjen për Kosovën

20:05 / E martë, 13 Mars 2018

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar në Londër me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.
Pas takimit presidenti Thaçi theksoi se mori mbështetjen nga ky vend për proceset e Kosovës.

“Britania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, qoftë në procesin e njohjeve, të anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe në të gjitha përkushtimet tona që ndërlidhen me vlerat euroatlantike për Kosovën, paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Thaçi.
Thotë se Sekretari Johnson ka premtuar mbështetje në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë deri në pajtimin e plotë në mes të dy vendeve.

“Gjithashtu Britania e Madhe dhe vetë Sekretari Johnson do të vazhdojnë të luajnë rolin mbështetës për dialogun Kosovë – Serbi si domosdoshmëri për paqe dhe stabilitet në Ballkan për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona dhe pajtimin”, tha Thaçi për televizionin publik të Kosovës.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400