Thaçi udhëheq ekipin negociator në takimin e radhës në Bruksel

17:07 / E enjte, 12 Korrik 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e radhës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 18 korrik në Bruksel.

“Më datën 18 korrik do të mbahet takimi i dytë i fazës finale për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku në këtë proces ”, ka thënë Thaçi.
Ai ka paralajmëruar hapa më dinamikë pas pushimeve verore, derisa sërish ka apeluar te liderët e opozitës që të bëhen pjesë e grupeve strategjike dhe punuese për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Mësohet se tashmë ekipi negociator i përberë nga përfaqësues të subjekteve politike në pushtet dhe institucioneve shtetërore është funksional dhe ai udhëhiqet nga presidenti Thaçi.

Gjithashtu, edhe delegacionin e Serbisë e udhëheq presidenti Vuçiq.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400