Thaçi ulet prapa liderëve botërorë (Foto)

13:16 / E diell, 11 Nëntor 2018

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është rezervuar një vend i veçantë gjatë ceremonisë së shënimit të përfundimit të luftës së parë botërore në Paris.

Nga protokolli francez, Thaçi është ulur në binën A, në të cilin janë ulur liderët e shteteve dhe organizatave më të fuqishme të botës, derisa përfaqësuesit e shteteve të rajonit, protokolli francez i ka ulur në binën B.
Derisa në rreshtin e parë janë ulur presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Mrekel, presidenti rus Vladimir Putin e liderë të tjerë, menjëherë prapa tyre në rreshtin e dytë është ulur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Thaçi është duke përfaqësuar Kosovën në njërin ndër manifestimet më të mëdha botërore, ku po marrin pjesë liderët e vendeve më të fuqishme të botës.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400