Thaçi uron Fitër Bajramin: Ju dëshirojë tolerancë dhe mirëqenie në familje

19:19 / E enjte, 14 Qershor 2018

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ua ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, transmeton Gazeta InfoPress.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët pa dallime etnike dhe fetare po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes.

Postimi i plotë:

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, një muaji me përplot përkushtim, adhurim, devotshmëri dhe fisnikërim shpirtëror, vjen edhe festa e Fitër Bajramit. Besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë, duke ju dëshiruar sa më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe mirëqenie në familjet e tyre. Qytetarët tanë, pa dallime etnike dhe fetare, çdoherë e më shumë po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400