Thaçi: Ushtrinë e Kosovës do ta bëjmë në partneritet me SHBA-në

21:52 / E diell, 18 Shkurt 2018

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Ndihmës-sekretarin e Mbrojtjes për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Sigurisë së SHBA-së, Robert S. Karem.
Sipas njoftimit për media të Presidencës, Thaçi e ka falënderuar ndihmës-sekretarin Karem për ardhjen e tij në Kosovë për dhjetëvjetorin e pavarësisë, me të cilën thotë se është dëshmuar përkushtimi amerikan për shtetin e Kosovës.

“Vizita dhe mesazhet tuaja përkrahëse i kanë dhënë edhe më shumë kuptim festës sonë”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka theksuar se FSK-ja është e gatshme të transformohet në ushtri të Kosovës dhe kjo do të bëhet në partneritet me SHBA-në.

Kurse, Ndihmës-sekretari i Mbrojtjes për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Sigurisë së SHBA-së, Robert S. Karem, e ka uruar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.

Kreu i shtetit ka pohuar se SHBA-ja është partneri më strategjik i Kosovës dhe ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes në forcimin e subjektivitet ndërkombëtar, në fushën e sigurisë, arsimit dhe kulturës.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400