Thirrja për shqiptarët: Hajdeni t’i themi grabitqarëve të heqin thonjtë nga Teatri ynë!

23:10 / E mërkure, 13 Qershor 2018

 

Edhe dy ditë mbeten nga përfundimi i ultimatumit që shumë artistë i kanë vendosur qeverisë për t’u tërhequr nga vendimi për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, e këtë mbrëmje përmes një mesazhi video, aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu i është drejtua rtë gjithë shqiptarëve me një thirrje të ndjerë.

Asqeriu ka kërkuar pjesëmarrjen e qytetarëve të Tiranës në protestën e fundit të artistëve që kërkojnë ruajtjen e Teatrit Kombëtar si një godinë me vlera të mëdha historike dhe emocionale për ta.

“Jeni të ftuar për të mbrojtur kauzën tonë, jeni të ftuar për të mbrojtur teatrin tuaj, për të mbrojtur traditën tonë kulturore, historinë tonë. Ju ftojmë të gjithëve të jeni aty me ne, për ti thënë grabitqarëve të heqin duart dhe thonjë dhe të largohen nga grabitja e territorit të Teatrit Kombëtar. Ju mirëpresim.”

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400