Tusk takoi Vuçiqin në Beograd

20:06 / E mërkure, 25 Prill 2018

 

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, takoi të mërkurën në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tusk shprehu kënaqësinë e tij për vizitën dhe tha se BE-ja dëshiron të mbetet një partner i besueshëm i Serbisë.

“Arsyeja e vizitës sime është samiti në Sofje që do të mbahet në maj. Qëllim i këtij samiti është forcimi i bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor. Në samitin në Sofje do të konfirmojmë gatishmërinë për perspektivën evropiane”.
“Për të ardhmen e Serbisë nuk do të vendosë as Moska, as Uashingtoni, as Pekini, as Ankaraja. Në BE askush nuk do t’ju imponojë asgjë. Së bashku mund të arrijmë pavarësinë, të ruajmë identitetin dhe sovranitetin”, tha Tusk, duke shtuar se mbi 60 për qind e tregtisë së Serbisë po zhvillohet me BE-në.
“Vuçiq dhe unë e dimë se në politikë duhet luftuar. Aleksandar Vuçiq është tregues i një punëtori pragmatik dhe efikas”, tha Tusk për gazetarët në Beograd.
Ai po ashtu e falënderoi Vuçiqin për përfshirjen në bisedimet për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën.
Samiti në Sofje, i paralajmëruar të mbahet më 17 maj, do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pas 15 vjetësh

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400