U gjet i vdekur në bunarin e fqinjit, këto detaje jep Policia e Kosovës

13:22 / E diell, 20 Maj 2018

Një person dje është gjetur i vdekur në bunarin e fqinjit të tij. Sipas policië, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Policia bën të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë 19.05.2018-19:30.  Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka rënë në një  pus (bunar). Njësit përkatëse edhe zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin viktimën pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit   trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tuhet në raportin policor.

Ndryshe, Indeksonline mbrëmë ka raportuar lidhur me rastin, ku ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një person rreth të 30-ve, i cili është gjetur i vdekur në bunarin e fqinjit, në rrugën “28 Nëntori”, në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400