Ushtari kosovar shpallet më i miri në Garën Ndërkombëtare në Kroaci

19:33 / E premte, 19 Maj 2017

Në Garën Ushtarake Ndërkombëtare, që u zhvillua në Knin të Kroacisë, nga data 18-19 maj 2017, pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, tetari Binak Podrimçaku u shpallë ushtari më i mirë i garës.

FSK-në në Garën Ushtarake Ndërkombëtare e përfaqësuan dy pjesëtarë, tetarët: Binak Podrimçaku dhe Liridon Selimi.

Gara ushtarake e zhvilluar në Kroaci është njëra ndër garat më të forta në botë, e ku morën pjesë mbi 150 pjesëmarrës nga vendet e NATO-s dhe vendet partnere për zgjedhjen e ushtarit më të mirë ndërkombëtar.

Garuesit në ditën e parë u testuan në gjuajtje me armë të ndryshme, dhe në ditën kryesore; marshuan 35 kilometra me ngarkesë 15.2 kg dhe ekzekutuan 12 detyra ushtarake.

Në renditjen e përgjithshme të Garës Ushtarake Ndërkombëtare për vitin 2017, Kosova zuri vendin e parë, vendin e dytë e zuri Austria, ndërsa vendin e tretë Shqipëria.

Ky është suksesi i radhës i FSK-së, që po dëshmon profesionalizmin dhe standardet e larta të ushtarëve të FSK-së.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400