Vazhdon greva e punëtorëve të Institutit Special në Shtime

13:03 / E martë, 17 Prill 2018

Punëtorët e Institutit Special në Shtime kanë hyrë në ditën e dytë të grevës, duke insistuar në përmbushjen e kërkesave të tyre, si kusht për vazhdimin normal të punës.

Nga zyrtarë të ministrisë të Punës dhe Mirëqenies Sociale ata kanë kërkuar që të nisin procedurat për plotësimin e të gjitha pesë kërkesave të tyre, duke nisur nga krijimi i Komisionit për Vlerësimin e Rrezikut në Punë dhe pagesa sipas shkallës së rrezikut.

Kërkesa tjera janë dhënia e pagës jubilare, nivelizimi i pagave dhe futja e shtesave në pagën bazë, pagesa e punës së natës si edhe gjatë fundjavave e festave dhe pagesa e gatishmërisë për punë 24 orë në ditë, njofton Klan Kosova.

Organizimin e grevës, sipas kërkesës së punonjësve, e ka bërë Sindikata e Shërbyesve Civilë në Institutin Special në Shtime.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400