Vdekja e papritur e kompozitorit Lalo, Tv Klan ndërpret emisionin e regjistruar dy ditë më parë

00:50 / E hëne, 20 Nëntor 2017

 

 

Këtë mbrëmje është mësuar një lajm tragjik, vdekja e papritur për shkak të një ataku kardiak i kompozitorit të famshëm Aleksandër Lalo.

Por për shumëkënd një lajm i tillë ka qenë mjaft konfuz, pasi njëkohësisht këtë të dielë në mbrëmje ai ka qenë pjesë e jurisë së spektaklit C’est la vie, në Tv Klan.

Pa bërjes publik të lajmit, Tv Klan ka vendosur të ndërpresë emisionin, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta për humbjen e kompozitorit. Në një lidhje direkte, spikeri Reis Çiço ka njoftuar ndërprerjen e spektaklit, duke deklaruar se puntata ishte regjistruar dy ditë më parë.

“Teleshikues të televizionit Klan, po ndërpresim rrjedhën normale të programacionit, të spektaklit të cilin po e ndiqni, pas ndarjes në mënyrë të papritur pak minuta më parë nga jeta të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo. Në shenjë respekti, TV Klan nuk do të vazhdojë mbrëmjen e sotme transmetimin e spektaklit, pjesë e të cilit ishte edhe Aleksandër Lalo nga java e parë dhe do të jetë puntata e ditës së sotme, e cila ishte e regjistruar dy ditë më parë.“tha në një ndërhyrje direkte Reis Çiço.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400