Vdes 75 vjeçari, pasi helmoi vetën me fostoksinë

14:42 / E enjte, 12 Korrik 2018
Një ngjarje e rëndë është konsumuar ditën e djeshme në Shkodër. Një shtetas 75- vjeçar i ka dhënë fund jetës duke gëlltitur fostoksinë.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shkodrës, e cila sqaron se 75- vjeçari ka mbërritur gjallë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por ka ndërruar jetë më pas.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Më datë 11.07.2018, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi L.M., vjeç 75, i cili është dërguar në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë dhe rreth orës 13:45 ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400