Vërshimet, banorët e rrugës “B” kërkojnë zgjidhje nga komuna!

00:03 / E martë, 23 Janar 2018

Reshjet e ditëve të fundit u kanë shkaktuar probleme banorëve të “Rrugës B”, në Prishtinë.

Një lexues i “Indeksonline” ka bërë me dije se në ndërtesat ku gjendet edhe banesa në të cilën jeton ai, është hera e dytë brenda dy muajve që kanë ndodhur vërshime.

Sipas lexuesit, përveç dëmeve që mund t`iu bëhen makinave në garazha, aty qëndrojnë edhe pajisjet e furnizimit me ujë dhe ngrohje. Ndërsa, bëhet e ditur se në këtë situatë ndërtesat gjenden tash e 4 ditë.

Tutje, sipas lexuesit të “Indeksonline” vërshimet po ndodhin si pasojë e një pusete e cila është mbyllur.

Banorët e kësaj lagje i kanë bërë thirrje komunës që të veprojnë dhe t`i shpëtojë ata nga kjo gjendje

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400