Veseli: Dramës së demarkacionit po i vjen fundi

19:25 / E mërkure, 14 Mars 2018

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së sontme të Kryesisë tha se u mblodhën sonte për të zyrtarizuar grupin e ri parlamentar, “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.
Janë 12 deputetë, që ishin në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët nga sot kanë formuar grupin parlamentar “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.

Veseli tha se do të ishte shumë e mirëseardhur nga deputetët e pavarur që ta votonin demarkacionin.

“Koha është që të përfundoj drama e çështjes e shënjimit të kufirit me një vend partner, anëtar i NATO-s, me aspirata shumë të qarta drejt BE, të cilat janë synime të përbashkëta… Të gjithë ata që janë për orientim euroatlantik janë të gatshëm dhe duhet të jenë të gatshëm ta votojnë forcimin e sovranitetit dhe hapjen e perspektivës euratlantike të vendit tonë“, tha Veseli, kur u pyet se a shpreson se me grupin e ri parlamentar do të sigurohen votat për kalimin e demarkacionit.

“Jemi në fundin e kësaj drame. Tash është fundi”, tha Veseli.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400