Veseli: Integrimi i rajonit në BE, varet nga të kuptuarit e traditave religjioze

15:48 / E shtunë, 26 Maj 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ishte pjesë në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në Tiranë.

 Veseli thotë se si në të kaluarën, edhe sot, traditat religjioze janë burim i frymëzimit për paqen, tolerancën, mirëkuptimin, fqinjësinë e mirë dhe bashkëjetesën mes njerëzve dhe popujve, transmeton lajmi.net.

“Si të tilla, ato janë pasuri shpirtërore, të cilën duhet ta ruajmë, ta kultivojmë, së bashku dhe përtej dallimeve tona e problemeve të së kaluarës. E ardhmja demokratike e rajonit tonë, integrimi i vendeve tona në Bashkimin Evropian, varen nga të kuptuarit dhe përvetësimi i kësaj të vërtete të madhe”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në Tiranë, me shumë të ftuar e miq nga e gjithë bota, ndamë së bashku përvojat tona më të mira në shërbim të paqes, mirëkuptimit e respektit mes njerëzve e shoqërive tona.

Si në të kaluarën, edhe sot, traditat tona religjioze janë burim i frymëzimit për paqen, tolerancën, mirëkuptimin, fqinjësinë e mirë dhe bashkëjetesën mes njerëzve dhe popujve. Porositë morale të librave të shenjtë shprehin vlerat themelore të shoqërive të lira.

Si të tilla, ato janë pasuri shpirtërore, të cilën duhet ta ruajmë, ta kultivojmë, së bashku dhe përtej dallimeve tona e problemeve të së kaluarës. E ardhmja demokratike e rajonit tonë, integrimi i vendeve tona në Bashkimin Evropian, varen nga të kuptuarit dhe përvetësimi i kësaj të vërtete të madhe.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400