Veseli: Lirinë e shprehjes do ta mbrojmë si shtyllë të demokracisë

12:28 / E enjte, 03 Maj 2018

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në Ditën e Lirisë së Shtypit është shprehur se zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi, si dhe liria e plotë e tyre është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Në profilin e tij zyrtarë në Facebook, kryeparlamentari Kadri Veseli  ka thënë se Kosova do ta mbrojë lirinë e shprehjes si një shtyllë të demokracisë.

“Zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi dhe liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme. Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët. Këto ditë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe NDI, kemi hartuar edhe Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit – e cila do të mundësojë rritjen e mëtejme të transparencës. Liria e Fjalës është një ndër shtyllat themelore të shoqërisë demokratike që synojmë të ndërtojmë. Këtë vlerë do ta mbrojmë e promovojmë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400