Veseli pret që heqja e vizave të ndodhë në fund të vitit

20:54 / E martë, 17 Korrik 2018

Përveç kryeministrit Ramush Haradinaj, edhe kryeparlamentari Kadri Veseli po shprehet optimist se kosovarët do të lëvizin lirshëm deri në fundin e vitit.

Por, Kadri Veseli ka theksuar se vendimi mbetet në dorën e BE-së.

“Ne e meritojmë që të kemi liberalizim dhe në fund të vitit e presim por vendimi është i BE-së. Kosova ka ende punë për të bërë dhe do të punojmë intenisivisht”, ka thënë Veseli në Klan Kosova.

Për vizitën e nesërme në Bruksel i pari i Kuvendit deklaroi se nga Mogherini do të kërkojnë që dialogu të përfundojë me një marrëveshje e cila mundson anëatarësimin e Kosovës në OKB.

Për përçarjet në mes partive në Kosovë, ai deklaroi se pushtetet mund të ndërrojnë, por Kosova do të mbetet e të gjithëve.

“Rotacioni i pushtetit nuk është i përjetshëm, Kosova është e të gjithëve, pozitë dhe opozitë. Nuk dëshurojmë që fëmijëve tanë tu lëmë çështje të hapura”, tha Kadri Veseli.

Ndryshe Veseli ditë më parë ka paraqitur edhe një platformë për dialogun me Serbinë, por e cila po refuzohet nga opozita.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400