Veseli: Shteti i pavarur i Kosovës, realitet i pandryshueshëm

19:18 / E diell, 22 Korrik 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur sot se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik të vitit 2010 ishte konfirmim i legjitimitetit të plotë të pavarësisë së Kosovës në aspektin e së drejtës ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka shkruar se kauza e Kosovës historike për liri dhe pavarësi ishte kauzë e drejtësisë.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i 22 korrikut 2010 ishte konfirmim i legjitimitetit të plotë të pavarësisë së Kosovës edhe në aspektin e së drejtës ndërkombëtare.

Nuk mund të ishte ndryshe, sepse kauza jonë historike për liri dhe pavarësi ishte kauzë e drejtësisë.

Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, në integritetin e tij të plotë territorial e politik, është dhe do mbetet përgjithmonë realitet i pandryshueshëm”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400