Vetëvendosje e kërcënon me shkarkim Aida Dërgutin

19:06 / E mërkure, 14 Mars 2018

 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar Aida Dërgutin se nëse nuk jep dorëheqje nga pozita e saj si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje do t’i fillojë procedurat për shkarkimin e saj.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se është e pakuptimtë mbajta e Dërgutit të kësaj pozite teksa nuk përfaqëson Vetëvendosjen.

“Në mbledhje të Kryesisë kërkova që zonja Dërguti ose të jap dorëheqje ose do të shkarkohet nga pozita që mban për shkak se nuk i përfaqëson interesat e Lëvizjes Vetëvendosjes. Për mua mbetet e pakuptimtë të mbetet anëtare e Kryesisë përderisa nuk përfaqëson Vetëvendosjen dhe po të kishte moral në politik do të duhej të jepte dorëheqje nga ky post që e mban me votat e Vetëvendosjes”, ka thënë Haxhiu, njofton Insajderi.

Ajo më tej ka thumbuar Dërgutin duke thënë se ajo ka dhënë dorëheqje nga VV por jo edhe nga benifitet.

“Unë nuk e kam pa asnjë sqarim përse ajo nuk ka dhënë dorëheqje deri më tani. Po na ndodhë përsëri ajo që ka ndodhë më herët personat që po japin dorëheqje nga partitë, po japin dorëheqje vetëm nga partia por jo edhe nga benifitet. Nëse përnjëmend do të kishte moral do të duhet të dorëheqëshin dhe jo t’i mbanin ato poste. Unë kështu do të bëja”, ka thënë Haxhiu.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400