Vetëvendosje kërkon hetim ndërkombëtar për aktivistët e dënuar

12:37 / E hëne, 19 Shkurt 2018

 

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci dhe Liburn Aliu, kanë kërkuar zbatimin e kërkesave të miratuara nga Kuvendi lidhur me rastin, që ata e quajnë të montuar, të katër aktivistëve të dënuar të kësaj Lëvizje.

Në një konferencë për media, Nagavci e Aliu kanë thënë se duhet të zbatohen nga qeveria pikat të cilat janë votuar në Kuvendin e Kosovës.

Ata kanë thënë se duan hetim për të gjithë hierarkinë e zyrtarëve në këtë rast.

“Nuk mund të ketë hetim të rregullt nëse, ta zëmë ish-ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha, të vazhdojë të jetë ministre. Pra duhet të ndodhin paraprakisht shkarkimet e më pas hetimi”, ka thënë Aliu, njofton Klan Kosova.

“Personat që janë pjesë e hetimit, s’mund të jenë edhe pjesë e qeverisë”.

Nagavci e Aliu e kanë përsëritur se vendimi për t’i dënuar me burgim aktivistët e tyre është komplet arbitrar dhe i pabazuar në kurrfarë fakti.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400