Vishuni trashë, sot dita më e ftohtë e javës!

07:44 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar se mbi vendin tonë gjatë ditës së mërkurë temperaturat do të jenë më të ulëta, por nga pasditja pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jug-perëndimit të cilat do të zbusin këtë gjendje të acarit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri -17 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri në 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jug-perëndimi me shpejtësi deri në 6m/s.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400