Vizituan Afrikën u kthyen me sëmundje, kosovarët të prekur nga malaria

20:42 / E diell, 17 Qershor 2018

Dy kosovarë që kanë vizituar Afrikën janë prekur nga një sëmundje e rëndë e njohur si malaria. Njëri është 24 vjeç ndërsa tjetri është 52. Drejtori i Klinikës Infektive në Prishtinë thotë se gjendja e dy pacientëve është stabile. Bën thirrje që kushdo që ka ethe, vjellje, temperaturë e dhimbje të barkut të lajmërohet menjëherë te mjeku.

Malaria është një infeksion i cili paraqitet në zonat tropikale.

Krahas kësaj, brenda këtij viti në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë paraqitur dy raste me malarie.

Gjurmët e këtij infeksioni, janë paraqitur në Kosovë gjatë kësaj jave, ku një pacient nga Gjakova ka pasur ethe, temperaturë, dhimbje të muskujve e të barkut.

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tregon se këto janë simptomat e malaries.

Ai sqaron se pacienti  i lindur në vitin 1994, kishte qenë paraprakisht në Nigeri.

Mirëpo ky nuk është rasti i vetëm që gjatë vitit 2018 është infektuar me malarie.

Gjendja e pacientëve është stabile. Megjithatë, Ramadani sqaron se pacientët që kanë simptomatologji të tillë, duhet të paraqiten te mjeku.

Nga malaria rezultojnë të prekur rreth 500 milionë njerëz në botë dhe rreth 2 milionë të vdekur çdo vit./T7/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400