Vuçiq: Dua kufij të qartë të Serbisë

11:10 / E premte, 10 Gusht 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka për qëllim që Serbia të bëhet me kufij të qartë e jo të mbetet provizorium siç është tani gjendja, e cila, tha ai, krejtësisht ndryshe përshkruhet, ndërsa krejtësisht ndryshe është në terren.

Duke arsyetuar qëndrimin e vet rreth caktimit të kufijve me Kosovën, ai ka theksuar se Kosova është territori që nuk dihet kush si e trajton, kujt çfarë i takon në të dhe si e tillë gjithmonë burim i konflikteve të mundshme, transmeton Koha.net.

“Duam shtetin kufijtë e të cilit i dimë, shtetin e përcaktuar që e ruajmë dhe e mbrojmë. Kam folur shumë herë për këtë, kjo nuk është ndonjë gjë e re, e që dikush në mendjen e vet e sheh këtë si habi me imagjinatën e vet të prishur, këtë s’e kuptoj”, citon “Novosti” të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se nuk e fsheh që e përkrah kufizimin me Kosovën duke shtuar se kjo është politika që ai përfaqëson.

“Se a do ta ketë përkrahjen e popullit kjo politikë, nuk e di por unë përpiqem për kufij me shqiptarët”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron të flasë për detajet e bisedimeve rreth kësaj çështjeje.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400