Vuçiq në Turqi, falënderon Ukrainën që s’e ka njohur Kosovën

21:41 / E martë, 12 Qershor 2018

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Eskisheher, Turqi, është takuar me kryetarin e Ukrainës Petro Poroshenko.

Vuçiq, siç njofton FoNet, me këtë rast ka shprehur falënderimin për Ukrainën për shkak se nuk e ka njohur pavarësinë Kosovës dha ka theksuar se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës.

“Ukraina respekton dhe do të respektojë integritetin territorial të Serbisë, ka thënë Poroshenko i cili e ka lutur Vuçiqin që ta përdorë autoritetin vet dhe të apelojë te politikanët në Serbi që të mos zhvillojnë fushatë kundër Ukrainës”, thotë kumtesa nga Presidenca serbe, transmeton Gazeta InfoPress.

Vuçiq dhe Poroshenko, me ftesë të kryetarit të Turqisë Recep Tayyp Erdogan, sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të gazsjellësit TANAP në qytetin turk Eskishehër.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400