Vuçiq: Serbia gati për kompromise me Kosovën

18:41 / E mërkure, 14 Mars 2018

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se shteti i tij është i gatshëm për të bërë kompromise me Kosovën.

Për Serbinë kjo është një nga çështjet kyçe për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

BE-ja insiston në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, në mënyrë që vendet të jenë më afër anëtarësimit në bllok.

“Për ne, pengesa më e vështirë në rrugën tonë drejt Evropës është situata për Kosovën, andaj për këtë gjë, Serba është e gatshme për të biseduar lidhur me kompromiset e mundshme”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve.

Ai i ka bërë këto deklarata, pas takimit me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell.

“Ne mund të pranojmë vetëm kompromise, mirëpo jo poshtrim të popullit tonë”, ka thënë Vuçiq.

Sidoqoftë, Vuçiq dhe Mitchell kanë pasur deklarata të ndryshme lidhur me themelimin e forcave të armatosura në Kosovë.

Mitchell ka insistuar se Kosova, “ka të drejtë legjiime” për të formuar një ushtri profesionale dhe se e njëjta nuk përbën kërcënim për Serbinë.

“Serbia është kundër”, ka thënë Vuçiq, duke thënë se nuk ekziston ndonjë dokument ligjor që mund t’i japë Prishtinës të drejtën për të marrë një hap të tillë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400