Vuk Jeremiq: Vuçiqi po përgatit zgjidhje katastrofale për Kosovën

13:15 / E mërkure, 14 Mars 2018

Kryetari i Partisë Popullore serbe Vuk Jeremiq ka deklaruar se aleatëve të Prishtinës u ka ardhur në maje të hundës rrëfimi për Kosovën dhe se kërkojnë që sa më parë të vijnë deri te një zgjidhje.

Sipas b92.net, Jeremiq për portalin Sputnjik ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara është me rëndësi jo aq për vetë Prishtinën, sa për aleatët e saj në qarqet ndërkombëtare, të cilët do të dëshironin “t’i japin fund rrëfimit që u është mërzitur”, transmeton Gazeta Express.

“Ata në vitin 2008 mendonin se kjo shumë shpejt do të kryhet, ndërsa nuk është kryer, dhe tani detyrohen të takohen me njerëz si Ramush Haradinaj, (Aleksandar) Vuçiq dhe Hashim Thaçi. Këta janë njerëz me të cilët ata nuk do të dëshironin ta kalojnë kohën, përveç nëse janë të detyruar”, ka thënë Jeremiq.

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë konsideron se ashtu mendohet në qarqet ndërkombëtare dhe se për këtë presidenti serb Aleksandar Vuçiq ësht[ “bashkëbiseduesi ideal”.

“Sipas tij, Vuçiq “po përgatit një zgjidhje katastrofale për interesat serbe” në Kosovë, sepse “do të pajtohet të nënshkruajë marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, me çka do t’i mundësonte Kosovës që të fitojë karrige në KB.

“Sikur unë të isha bashkëbisedues i tyre, e besoj se kjo do të bëhet realitet në një të ardhme jo aq të largët, do të bisedojë në tjetër mënyrë, i vetëdijshëm nga njëra anë i fuqisë jo aq të madhe të Serbisë, por në anën tjetër i vetëdijshëm edhe për disa vlera komparative, përfshirë edhe aleancën diplomatike me shtetet që s’janë për t’u nënçmuar, kurse i përkrahin qëndrimet serbe”, ka thënë Jeremiq, duke i cekur si aleatë të Serbisë Rusinë dhe Kinën, shtete këto me të drejtë vetoje në OKB.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400