Vulin: Thaçi dhe Haradinaj s’mund të na rrezikojnë, në çdo centimetër të Serbisë kemi ushtri

16:13 / E hëne, 16 Prill 2018


As Ramush Haradinaj e as Hashim Thaçi nuk mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në çdo centimetër të territorit të Serbisë dhe për këtë arsye ekziston ushtria e Serbisë.

Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ai theksoi se ajo që është shqetësues është fakti se i gjithë Bashkimi Evropian dhe NATO janë aq të heshtura kur Hashim Thaçi siç tha ai ” kërcënon me armë dhe kur Ramush Haradinaj flet për një pjesë të Kosovës lindore”.

“Do të ishte koha për të folur dhe për të qetësuar të gjithë Ballkanin me deklaratën e tyre të qartë, me një pikëpamje të qartë se Thaçi dhe Haradinaj flasin vetëm në emër të tyre dhe se nuk kanë mbështetjen e as Bashkimit Europian apo të Paktit të NATO-s për atë që ata thonë dhe përpiqen të rrezikojnë paqen dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin . Koha për të folur”, tha Vulin.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400