Xhabir Zharku paralajmëron kthimin e shpejtë nga Suedia në Kaçanik

11:32 / E enjte, 17 Maj 2018

Ndalimi i ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka bërë që ky i fundit të ketë hapësirë për t’u rikthyer lirshëm në Kosovë, pa u përndjekur nga ligji.

 Gjashtë vite pasi iku nga Kosova drejt Suedisë, duke lënë postin e të parit të Komunës, që e mbante nga viti 2007, Gjykata Themelore në Ferizaj ka ndaluar ekzekutimin e dënimit me burg ndaj tij. Sipas përgjigjes së Gjykatës, kjo kishte ndodhur pasi autoritetet suedeze kishin refuzuar ekstradimin e tij.

E si duket dritën e gjelbër për t’u kthyer Zharku do ta shfrytëzojë menjëherë. Në një fotografi të publikuar nga familjarët në rrjete sociale, përveç ndryshimit të tij ku Zharku shihet me mjekër, paralajmërohet që ai së shpejti do të kthehet në Kosovë, ku ka edhe disa biznese.

“Po kthehemi”, thotë shkrimi i publikuar në Facebook.

Kujtojmë që Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 21 prill të vitit 2011 e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale të detyrimit dhe posedimit të paligjshëm të armës, dhe i kishte shqiptuar atij dënim me tre vjet burgim si dhe gjobë prej 1,500 euro.

Ky vendim ishte vërtetuar nga Gjykata Supreme e Kosovës më 8 maj 2012. Por edhe gjashtë muaj pas vërtetimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme e Kosovës, Zharku kishte qëndruar i lirë, edhe pse aktvendimi për ekzekutimin e vendimit nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës në atë kohë kishte mbërritur në Gjykatën komunale të Kaçanikut.
32579816-10214048703144042-988601716628783104-o_1526546608-8621256-1

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400