Xhaferi i drejtohet Zaev-it: Kontrolloj sjelljet e ministrave

14:54 / E enjte, 26 Prill 2018

“Ministër, ulu dhe fshije fotografinë që e keni bërë. Kryeministër, ju lutem të merrni masa për sjelljen e ministrave tuaj. Ky është paralajmërimi i fundit”.

Këtë e tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili reagoi për sjelljen e ministrit të Shoqërisë Informative, Damjan Mançevski i cili u ngrit nga ulësja e tij dhe me telefonin e tij i fotografoi deputetët eë VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.mk.

Ky reagim erdhi pas kërkesës së deputetëve të opozitës që të gjithë anëtarët e Qeverisë të marrin pjesë në seancë për pyetje të deputetëve. Mançevski me siguri dëshironte të ketë dëshmi se në Kuvend kishte pas deputet të VMRO-DPMNE-së.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400