Zbulohen emrat e inspektorëve maqedonas që montuan “Sopotin”

00:28 / E enjte, 22 Mars 2018

 

 

Vetëm njëri nga gjashtë inspektorët e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim që detyruan dhunshëm Ramadan Ramadanin të dëshmojë në rastin e Sopotiti, është në pension.

Mile Anonovski, pensionist, aktualisht është këshilltar komunal në Komunën e Kumanovës nga radhët e LSDM-së, si dhe sekretar gjeneral i Partisë Pensionistët e Bashkuar në Kumanovë, ndërsa Marjan Nikollovski, gjithashtu i Kumanovës me prejardhje nga Sopoti, është profesor në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.

Robert Ivanovski, Boban Stojanovski, Ilija Smilevski dhe Mile Vellkovski vazhdojnë punën në DSK, ndërkohë që Bobani dhe Ilija kanë ushtruar detyra të larta në DSK, konkretisht në Drejtorinë e Analitikës dhe në Sektorin për ndarjen e certifikatave të sigurisë./

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400