Zemaj kritikon ashpër Haradinajn për incidentin në Prizren

13:10 / E diell, 10 Qershor 2018

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar ashpër sjelljen e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

APërmes Facebookut, Zemaj këtë sjellje të të parit të Qeverisë e ka quajtur turp institucional, dhe sjellje pa rend e hije.

Ky është postimi i plotë i Zemajt në Facebook:

Turpi institucional!!, sjellja e ketyre njerzve te veshur me petkun e pushtetit është perdhosje dhe ofendimi me i madhe per vendin dhe historikun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pa protokoll, pa rend e dije, me sjellje vullgare, çka mbetet me i thanë kësaj përbërje qeveritare.. qytetaret nuk meritojnë këtë nënshtrim të ulët..”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400