Zëvendësministri Kadriu inspektoi punimet në Kopërnicë

14:38 / E shtunë, 26 Maj 2018

Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu sot, bashkë me nënkryetarin e komunës së Dardanës, Faton Jakupi, dhe drejtorin e Inspeksionit në këtë komunë, Liridon Beqiri, inspektuan rifillimin e punimeve në fshatin Kopërnicë.

 “Ministri i Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, në vizitën që i ka bërë komunës së Dardanës, është zotuar se të gjitha projektet që kanë mbetur në gjysmë, ato që nuk janë filluar fare, dhe ato që janë neglizhuar nga qeverisja e kaluar, do të përfundojnë gjatë këtij mandati”, ka shkruar Kadriu në profilin e tij në “Facebook”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400