Zhduken dy fëmijë kosovarë në Gjermani, policia në alarm

19:42 / E premte, 20 Prill 2018

 

 

Dy fëmijë kosovarë që jetojnë në Gjermani rezultojnë të zhdukur dhe policia është vënë në kërkim të tyre.

Mediat gjermane bëjnë me dije se dy djemtë nga Kosova, Qëndrim Nimanaj (13 vjeç) dhe Leotrim Nimanaj (11 vjeç).

Fëmijët u zhdukën papritur pasi i thanë nënës se do shkonin në shkollë, por nuk arritën atje. Familja e tyre jeton në Leipzig.

Dy të miturit ishin nisur për në shkollë, por nuk mbërritën kurrë. Të paktën kështu ka deklaruar në policia mamaja e tyre.

Autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmën e banorëve, që të japin informacione rreth vendodhjes së dy fëmijëve.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400