Zvendësministri i FSK-së i bindur se në vitin 2018 krijohet Ushtria e Kosovës

15:29 / E diell, 15 Korrik 2018
Burim Ramadani zv/ministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në një postim në facebook është shprehur se Kosova e ka vendin në NATO.

Ramadani tutje ka shkruar se viti 2018 do të jetë vit i Ushtrisë së Kosovës.

“Maqedonia mbrëmë ka festuar për ftesën për anëtarësim në NATO, Mali i Zi para një viti (maj 2017), ndërsa Shqipëria e ka shënuar këtë arritje historike në vitin 2009. Kosova në tri anët e kufirit të vet ka NATO-n, derisa prezenca e misionit-të udhëhequr nga NATO (KFOR) po përmbush dy dedaka”, ka shkruar Ramadani në facebook, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, rrugën e Kosovës në NATO nuk do të mund ta pengojë askush.

“Kosova e ka vendin në NATO, pavarësisht sa kohë është e nevojshme. Askush nuk mund t’ia bllokojë drejtimin.  Një gjë është e qartë: Viti 2018 është viti i ushtrisë”, përfundon postimi në facebook i Burim Ramadanit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400