Zvicra kap dy kosovarë që po punonin në të zezën atje, ja çka u bën!

18:57 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Policia Kantonale e Cyrihut gjatë kontrollimeve që ka bërë të mërkurën në mëngjes në Ottenbach dhe Obfelden, ka arrestuar në raste të ndryshme, katër persona, shkruan polizeiticker.ch. Mes tyre, dy kosovarë.

Në një kombibus ku ndodheshin tre persona, 2 prej tyre ishin shtetas kosovarë të moshave 34 dhe 39 vjeçare. Të dytë kishin ndalesë të hyrjes dhe qëndrimit në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kështu, ata ngarkohen se e kanë shpërfillur ndalesën dhe kanë qëndruar në Zvicër në mënyrë të kundërligjshme.

Veç kësaj, dy kosovarët fajësohen se kanë punuar pa pasur leje pune. Ngasësi i automjetit ku u gjetën dy kosovarët, një italian 33 vjeçar akuzohet se i ka punësuar në mënyrë të kundërligjshme të dy personat e përmendur dhe i ka strehuar ata, transmeton albinfo.ch. Njëri nga dy kosovarët, veç tjerash, po ndiqej me fletarrest.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400