Zyra e Kryeministrit: Nga sot nis procesi i korrigjimit të Demarkacionit

11:17 / E enjte, 22 Mars 2018


Dje Kuvendi i Kosovës me 80 vota “pro” ratifikojë marrëveshjen e demarkacionin me Malin e Zi. Marrëveshja e shënjimit të kufirit me shtetin fqinjë do të korrigjohet pasi kështu u dakorduan dy presidentët e vendeve, ai Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, përmes një aneks-marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati thënë se i duhet të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit në Kuvend që t’i lëshohet rruga përmirësimit, e një gjë e tillë ndodhi e kryeministri qysh sot fillon me aktivitete.

Kështu i tha lajmi.net, Halil Matoshi, drejtori i zyrës për informim në qeverinë e Kosovës.

Ai tha, se kryeministri Haradinaj sot do të ketë takim me Komisionin Shtetëror për përcaktimin dhe mirëmbajtën e vijës kufitare dhe menjëherë do të fillojnë relacionet më Podgoricën zyrtare për korrigjimin.

“Qysh sot fillojnë aktivitetet e kryeministrit. Kryeministri sot ka takim me Komisionin Shtetëror për përcaktimin dhe mirëmbajtën e vijës kufitare dhe menjëherë do të fillojnë relacionet më Podgoricën zyrtare për korrigjimin sipas aneks marrëveshjes që të ndodhë në afat optimal. Qeveria e Kosovës është shumë optimiste se kjo edhe do të ndodhë”, ka thënë Matoshi.

Tutje, Matoshi ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i ndërmerr të gjithë hapat konform me projektligjin e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400