
Zyrtare- KE rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë
15:55 / E martë, 17 Prill 2018
Tashmë është zyrtare, Këshilli i Evropës ka vendosur që të çelë dritën jeshile për nisjen e negociatave me Shqipërinë. Lajmin e ka bërë me dije shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, e cila ka lexuar raportin nga Brukseli, ku bashkë më Shqipërinë, do t’i çelen negociatat për anëtarësimin në BE edhe Maqedonisë. “Sot komisioni rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.”, u shpreh ajo. Siç bëri me dije, shefja e diplomacisë së BE do të jetë ditën e sotme në Tiranë, ku pritet që t’i dorëzojë kryeministrit Edi Rama raportin që rekomandon çeljen e negociatave. Po ashtu, ajo do të vazhdojë turin më pas në Maqedoni, Malin e Zi dhe në Serbi. “Ne vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE në një mënyrë të hollësishme, zgjerimi është në interesin tonë, që të kemi një politikë të suksesshme. Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën.”, tha ajo.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Basha i hap rrugën rikthimit të Topallit në PD
-
Këshilltarja e Haradinajt godet LDK’në: Tradhtuat VLAN’in për poste
-
Berisha tregon e kujt ishte këmba mbi gurin e dikurshëm të kufirit Kosovë-Shqipëri
-
Hysen Berisha tregon se cila ishte simbolika e kapelës se tij të kaltër
-
Krasniqi thotë se bisedimet mes Kosovës e Serbisë janë politike
-
Detajet e shpërthimit në banesën e drejtorit të burgjeve
-
Dreshaj propozon një ndryshim në ligjin për veteranët
-
Shpërthim tritoli në derë të shtëpisë drejtorit të burgjeve
-
A ka pasur FARK? Berisha i kundërpërgjigjet Bukoshit
-
Departamenti Amerikan i Shtetit raporton për rrahjen e Arbana Xharrës
-
Këshilltarja e Haradinajt i kujton LDK-së “tradhtinë për postet qeveritare”
-
“Shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, të varfër dhe injorantë”
-
Kryeministri Zaev zhvilloj takim pune me udhëheqësit e BFI-së
-
Kryeministri Zaev zhvilloj takim pune me udhëheqësit e BFI-së
-
Diskutojnë për raportin, por nuk e kuptojnë
-
Kur Haradinaj thoshte se Thaçi nuk i ka as dy ditë shkollë
-
Ambasada e Kosovës në Gjermani deklarohet për dy fëmijët e zhdukur [Foto]
-
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
-
Mbi 3 mijë nxënës i nënshtrohen testit PISA
-
Serbët me 2 % të popullësisë në Kosovë, mbajnë peng formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës!