Zyrtari i VV-së reagon për aktakuzën ndaj Poterës: Bandat janë në panik

16:03 / E mërkure, 18 Tetor 2017

 

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Ylli Hoxha ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Ajet Potera për vjedhje të energjisë elektrike.

Hoxha ka shkruar në Facebook se kjo aktakuzë ndajë Poterës nuk e dëmton atë, por e forcon kauzën për ndryshim.

Postimi i plotë:

Aktakuza ndaj Ajet Poteres, 4 dite para zgjedhjeve, nuk e dëmton as Ajetin e as Vetevendosjen, vetem sa e forcon kauzen per ndryshim, sepse tanime eshte e qarte qe bandat jane ne panik dhe nuk do ta lene asnje institucion pa e perdhose e instrumentalizu! Ajet Potera njihet si nje nder njerezit me te ndershem te Llapit dhe si i tille do t’behet Kryetar i Komunes!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400