​Shembja e urës vë në dyshim teknikën e ndërtimit të shpejtë

00:11 / E shtunë, 17 Mars 2018

 

Dje në Florida të SHBA-ve është shembur ura me peshë prej 950 tonësh.

Ura ishte ngritur të shtunën e kaluar dhe ishte paraparë të shërbente si mbikalim për studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Floridës.

Ndërtimi i urës u prezantua si një e arritur e madhe në fushën e ndërtimtarisë, pasi ajo u vendos aty brenda një dite, për të mos e penguar trafikun në autostradën me gjashtë kaorsi.

Por shembja e saj një ditë më parë duke marrë jetën e gjashtë qytetarëve, të cilët ishin duke kaluar me vetura në momentin e shembjes së saj, ka vu në pikëpyetje teknikën inxhinierike e përdorur në ndërtim.

Ndërtimi i urës ishte bërë nga një grup kërkimor i krijuar me fonde federale disa vjet më parë, për të treguar se si mund të ndërtoheshin shtrirje të shpejta dhe më të lira në SHBA.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi dështimin e veprës inxhinierike të papërfunduar.

Ndërtimi i përshpejtuar i urës, përfshin përgatitjen e të gjitha pjesëve të saj jashtë zonës ku do të vendoset dhe lëvizja e pjesëve masive për t’u montuar në vend në të njëjtën kohë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400