42 njerëz posedojnë pasuri sa gjysma e njerëzimit

16:22 / E hëne, 22 Janar 2018

 

Hendeku midis super të pasurve dhe pjesës tjetër të botës u rrit vitin e kaluar, pasi rreth 82 përqind e kapitalit të gjeneruar u fitua nga një përqind e më të pasurve, sipas një studimi të organizatës humanitare Oxfam, shkruajnë mediat e huaja, transmeton InfoPress.

Në të njëjtën kohë, gjysma e popullsisë së botës, ose rreth 3.7 miliardë njerëz, nuk ka marrë asgjë.

Raporti i Oxfam thotë se 42 persona tani kanë një pasuri deri në 3.7 miliardë njerëz dhe se është “e papranueshme dhe e paqëndrueshme” që minoritetit super të pasur t’u lejohet të grumbullojë pjesën më të madhe të pasurisë globale, ndërsa në të njëjtën kohë qindra miliona njerëz luftojnë për mbijetesë.

Pasuria e miliarderëve u rrit mesatarisht me një normë prej 13 përqind në vit në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2015, dhe vetëm vitin e kaluar pasuria e tyre u rrit me 762 miliardë dollarë.

Raporti u lansua  në një kohë kur elitat globale politike dhe të biznesit po përgatiten të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në qendrën zvicerane të dimrit Davos, e cila fillon nesër dhe zgjat deri në 26 janar. /InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected]press.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400