54 të plagosur nga një aksident me trena në Salcburg

19:39 / E premte, 20 Prill 2018

54 të plagosur nga një aksident me trena në Salcburg Të paktën 54 persona u plagosën sot për shkak të përplasjes së dy trenave në qytetin austriak të Salcburgut, njoftoi Federata Austriake e Hekurudhave.

Ndërkohë që shumica e pasagjerëve të plagosur kanë marrë dëmtime të lehta si prerje dhe djegie, një grua ndodhet në gjendje të rëndë, raporton ATSH.Aksidenti ndodhi kur një tren që vinte nga Venecia, po lidhej me një tren që vinte nga Zyrihu.

“Lokomotiva që po tërhiqte trenin nga Venecia u përplas me vagonat e trenit nga Zyrihu për arsye që ende nuk dihen”, tha një zëdhënës i Federatës. Dy trenat së bashku kishin 240 pasagjerë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400