Amerika pret që Koreja e Veriut t’i shkatërrojë armët bërthamore për 2 vjet e gjysmë

18:57 / E mërkure, 13 Qershor 2018

SHBA-ja ka shumë shpresa që pjesa më e madhe e çarmatosjes bërthamore të Koresë së Veriut mund të kryhet deri në fund të mandatit presidencial të Donald Trump, deklaroi sot në mbrëmje në Seul shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo.

Pompeo theksoi se “çarmatimi bërthamor i Koresë së Veriut mund të bëhet në dy vite e gjysmë”.

Ai garantoi gjithashtu para gazetarëve se denuklearizimi i plotë i gadishullit korean, në favor të të cilit u angazhua të martën Kim Jong Un gjatë samitit të tij me presidentin amerikan, prfshin de facto karakterin e tij të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm, sikurse e kërkon SHBA-ja, përcjell Atsh.

Administrata amerikane është kritikuar nga shumë ekspertë sepse këto dy terma nuk figurojnë në tekstin e përbashkët të nënshkruar nga dy personalitetet

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400