Antarktida humbet tre trilion akull në 25 vjet

11:25 / E enjte, 14 Qershor 2018

Antarktida e njohur si kontinenti i bardhë, po hedh akullin me një ritëm të përshpejtuar.

Satelitët që monitorojnë gjendjen e kontinentit të bardhë tregojnë se rreth 200 miliardë ton në vit tani po humbasin në oqean si rezultat i shkrirjes.

Kjo po nxit nivelet globale të detit me 0.6mm në vit – një rritje prej tre herë nga viti 2012 kur është kryer vlerësimi i fundit i tillë, njofton Klan Kosova.

Qeveritë do të duhet të marrin parasysh informacionin dhe trendin e saj të përshpejtuar ndërsa planifikojnë mbrojtje të ardhshme për të mbrojtur komunitetet bregdetare të ulëta.

Hulumtuesit thonë se humbjet po ndodhin kryesisht në Perëndim të kontinentit, ku ujërat e ngrohtë janë duke u ulur dhe shkrirë frontet e akullnajave që përfundojnë në oqean, njofton Klan Kosova.

Në total, Antarktida ka zhveshur rreth 2.7 trilionë ton akulli që nga viti 1992, që korrespondon me një rritje të nivelit të detit në botë prej më shumë se 7.5mm.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400