Arrestohen dy amerikanë në Serbi, tentuan të bëjnë diçka të palejuar me dron

12:30 / E hëne, 19 Shkurt 2018

 

Policia ushtarake e Serbisë ka arrestuar dy shtetas amerikanë dhe dy shtetase që mbajnë shtetësi ukrainase.

“Prva TV” ka raportuar se e ka të konfirmuar lajmin se katër personat janë arrestuar, pasi që kanë tentuar ta filmojnë përmes një droni ndërtesën e vjetër të Stafit të Përgjithshëm të Armatës në Beograd, shkruan Periskopi.

Ministria e Mbrojtjes i ka thënë televizionit se është tentuar incizim i paautorizuar, dhe me këtë rast personat e arrestuar i janë dorëzuar policisë.

Mediat kanë raportuar me herët se dy amerikanë dhe dy ukrainas kanë tentuar që të incizojnë ndërtesat ku qëndron Agjencia e Inteligjencës Ushtarake e Serbisë dhe Agjencia për Siguri Ushtarake.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400