Australia po e tejkalon Mbretërinë e Bashkuar si destinacion për studentët

14:23 / E enjte, 19 Korrik 2018

 

Australia po e tejkalon Mbretërinë e Bashkuar si destinacioni i dytë më i madh në botë për studentët ndërkombëtarë, thuhet në një hulumtim që ka bërë Kolegji Universitar i Londrës.

Studiuesit nga Qendra për Edukimin e Lartë Global, në kuadër të këtij Kolegji, thonë se Mbretëria e Bashkuar po zbret në vendin e tretë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Australisë.

Në Australi po rritet me shpejtësi numri i studentëve ndërkombëtarë, thuhet në studim.

“Tre vjet më parë, Mbretëria e Bashkuar ka tërhequr rreth 130 mijë studentë ndërkombëtarë më shumë se Australia. Por, në vitet pasuese, në Australi, numri i studentëve ndërkombëtarë është rritur për 12 deri në 14 përqind, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, rritja ka qenë shumë më e ngadalshme”, tha profesori Simon Marginson, autor i studimit.

Këshilli Britanik – organizatë e specializuar në mundësitë ndërkombëtare kulturore dhe arsimore – tha se studimi tregon se Mbretëria e Bashkuar duhet t’i rishikojë politikat e saj ndaj studentëve të huaj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400