Autori i sulmit në Nju Jork: Dëgjova zëra

19:08 / E premte, 19 Maj 2017

Autori i incidentit në Time Square të Nju Jorkut, në të cilin humbi jetën një adoleshent dhe u plagosën 22 persona të tjerë ka deklaruar se kishte dëgjuar zëra në momentin kur hyri me automjetin e tij në zonën e këmbësorëve të mbushur me turistë.

Richard Rojas, 26 vjeç, një veteran i Marinës së SHBA’së, i arrestuar dy herë më parë për dhënie të makinës në gjendje të dehur tashmë ndodhet në paraburgim.

Sipas  mediave ndërkombëtare, Asosiated Press dhe Reuters, rojës pas arrestimit mësohet të ketë thënë se kishte menduar se do të vdiste se oficerët e policisë do ta qëllonin për vdekje pas tentativës për të varrë kalimtarët me makinë.

Mbi të tashmë rëndon akuza vrasje në sallën e dytë, 20 akuza për vrasje në tentativë dhe pesë akuza për vrasje të rënë me automjet. Fillimisht incidenti i mendua si sulm terrorist, madje u hoqën paralele me sulmet e ndodhura në Londër, Berlin dhe Nice, por ishte kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio që sqaroi për publikun se nuk kishte asnjë indicie që të çonte në një përfundim të tillë.

Sipas informacioneve të mediave amerikane të bazuara në raportet e policisë, testi i alkoolit ndaj rojës kishte rezultuar pozitiv, kurse testi I drogës ka rezultuar pozitiv. Fqinjët ndërkohë kanë deklaruar se 26 vjeçari po kalon një periudhë të vështirë, por kjo nuk e bën atë të jetë një terrorist.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400