Belgut i dalin gabimisht 2 miliardë euro në llogarinë bankare

20:07 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

Për pak minuta, një belg është bërë pa dijeninë e tij njeriu më i pasur i të gjithë planetit.

Një banor i Dinantit, Luc Mahieux, ka zbuluar se dikush kishte derdhur në llogarinë e tij Visa, shifrën marramendëse prej më shumë se 2 miliard eurosh.

Përshtypja e çuditshme se ishte bërë njeriu më i pasur i të gjitha kohëve, zgjati vetëm 5 minuta, pasi banka fshiu menjëherë shumën nga llogaria.

“Mendova se do të zgjidhja të gjitha problemet e mia”, – tregon duke qeshur. Më pas ai e ka kaluar çështjen me një batutë në profilin e tij në “Facebook”, duke saktësuar për të gjithë miqtë e tij “të ardhshëm”, se nuk kishte më para, përcjell Shqip.

Ibani i origjinës së shumës, korrespondonte me atë të një sajti të famshëm, ku ai do të kishte anuluar së fundmi abonimin, i cili i kushtoi atij një taksë fikse prej 30 eurosh në muaj. Por teknikët e anti-mashtrimit ende nuk kanë shpjeguar se si ka ardhur një shumë e tillë në llogarinë e saj dhe nga ku.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400