Burrat turq mund t’i rrahin gratë nëse ato nuk vishen seksi për ta

20:14 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Një udhëzues martese e shpërndarë për të sapo-martuarit në Turqi ka nxitur zemërim tek masa, pasi aty sugjerohej që burrat  mund t’i rrahin gratë e tyre nëse ato “nuk zbukurohen për ta”. Gjithashtu në këtë udhëzues për martesë shkruhej që sapo fëmijët t’i mbushin 10 vjet ata mund të martohen.

Libri i quajtur “Martesa dhe jeta familjare”, sugjeron që sapo burrat t’i rrahin gratë e tyre ato duhet të vishen me rroba seksi dhe t’i shërbejnë atyre me kafe apo çaj.

Ky udhëzues është publikuar nga ish punonjësi i departamentit fetar, Hasan Caliskan, është dorëzuar në dy distrikte por deputetja turke, Fatma Kaplan Hurriyet, tha në Parlament që “gratë po konsiderohen si dele”.

“U rrënqetha e tëra kur e lexova. Libri përmend detajet e natës së martesës. Aty ceket që burri ka të drejtën e shfrytëzimit seksual të saj dhe thuhet që një grua e mirë është një grua që i bindet burrit. Shkruhet që gruaja nuk mund të dal jashtë pa lejen e burrit të saj, dhe që duhet të vishet me rroba seksi dhe të tentoj ta joshë atë në momentin kur ai e rrah”.

“Nëse ua lexoj librin, i cili është shkruar tërësisht mbi nevojat seksuale të burrit”, është shprehur ajo.

Në këtë libër shkruhet gjithashtu që përderisa jeni duke bërë seks dhe flisni, fëmija juaj do të lind me të meta mendore

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400